Autoritetet italiane kanë shkatërruar një bandë shqiptare të trafikut të drogës, duke arrestuar  dhjetëra persona dhe sekuestruar kokainë dhe heroinë me vlerë 32 milionë euro.

Sipas mediave në Itali banda shqiptare i kishte bazat e saj në zonën e Venecias, por kishte shtrirë tentakulat në shumë rajone.

Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa raportohet se janë dhënë 19 masa sigurie dhe janë arrestuar 17 persona.

Prokuroria e Venecias sekuestroi 420 kg drogë me vlerë 32 milionë euro dhe 1 mln euro cash.

Rreth njëqind agjentë kryen kontrolle në provincat Treviso, Venecia, Monza dhe Ravenna. Organizata kriminale dërgoi kokainë, heroinë, hashash dhe marihuanë jo vetëm në Veneto dhe Lombardi, por edhe në Pulia, Emilia Romagna dhe Toscana.

FILLIMI I HETIMEVE

Hetimet nisën në vitin 2020 me arrestimin e një shqiptari dhe një italianeje, në Padova me 2 kg heroinë të fshehura në makinën e tyre. Prokuroria mori menjëherë masa dhe kështu filloi të kryente sa më shumë përgjime telefonike dhe mjedisore. Falë kësaj, së bashku me pamjet e marra nga kamerat e fshehta, hetuesit gjetën burimin e trafikut të drogës.

Në fakt është një grup shqiptarësh që vepronin në provincat e Trevisos, Venecias dhe Padovës. Korrierët kalonin midis Italisë, Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe kishin dy baza logjistike ilegale në Piave dhe Eraclea. Është zbuluar edhe një kompani zvicerane e regjistruar në emër të bashkëshortes së kreut të Organizatës, e cila prodhonte dhe kultivonte drogën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re