Autoritetet policore në Spanjë kanë shkatërruar një rrjet të trafikut të drogës, ku të përfshirë janë edhe shtetas shqiptarë.

Mediat në Spanjë raportojnë se banda e trafikut e kishte qëndrën në Marbella. Në këtë operacion janë arrestuar 14 persona, të cilët kishin dërguar më shumë se një ton kanabis në Gjermani.

Organizatës kriminale operonte nga një restorant në Puerto Banús. Hetimi filloi në dhjetor 2022 pas arrestimit të tre personave me origjinë kolumbiane dhe shqiptare në qytetin francez Dax.

Të arrestuarve, të cilët aktualisht qëndrojnë në burg të përkohshëm në France, u sekuestruan 382,000 euro para të gatshme të fshehura në një automjet.

Nga hetimet e kryera nga autoritetet franceze u zbulua se paratë e sekuestruara ishin të destinuara për drejtuesit e një organizate kriminale, që dyshohet se i dedikohej trafikut ndërkombëtar të drogës, me qendër në Marbella.

Po kështu, u vërtetuan lidhjet me Gjermaninë, vendin e destinacionit të drogës që transportohej me rrugë nga Spanja .

Drejtuesit e organizatës, dy gjermanë me origjinë iraniane dhe marokene, drejtonin një restorant të vendosur në Puerto Banus, ku zhvillonin takime me trafikantë të tjerë droge.

Përveç kësaj, ata kishin shoqërues të armatosur kolumbianë, misioni i të cilëve ishte, t’u siguronte atyre mbrojtje kundër rrezikut që organizata të tjera kriminale t’i sulmonin ose të përpiqeshin t’u vidhnin mallin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re