Një sherr midis disa të rinjve është kapur nga kamerat e celularëve të disa qytetarëve në zonën e ish-Bllokut. Në pamje shihen 2 të rinj fillimisht të cilët yihen dhunshëm me një të tretë.

Në një moment kur të 3 janë rrëzuar në tokë shfaqet një person i katërt më i madh në moshë, i cili qëllon një prej personave të përfhsirë në sherr.

Ngjarja ka ndodhur përballë ish-vilës së diktatorit Hoxha, ku pas përleshjes në anën të rrugës të rinjtë e kanë vijuar zënkën mes makinave që po qarkullonin në zonë.

Në fund ata ndalin së rrahuri njëri tjetrin dhe mbledhin sendet personale për t’u larguar më pas.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re