Mbrëmjen e kaluar është shkëputur ashensori në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Një qytetar ka ndarë pamjet në ‘JOQ’ nga ambientet e jashtme të spitalit, aty ku shihet ambulanca. Sipas denoncuesit, nga përplasja nuk ka pasur viktima por të lënduar. Raportohet se brenda ashensorit ishte një pacient dhe infermieri, të cilët janë lënduar.

“Pershendetje joq, ra ashensori te qsut u kput po fatmirsisht mesa kemi dijeni nuk ka nderruar jet njeri por vetem plagosje. Nje pacient ne ashensor eshte demtuar rende pasi ka qene brenda bashke me infermierin. Ju lutem anonim pasi kto te heqin nga puna. Flm. Anonim pls”- denoncon qytetari për ‘JOQ’.

Ngjarje e njëjtë ka ndodhur në muajin dhjetor të 2021 në Astir, aty ku shkëputja e ashensorit la të lënduar 5 persona.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re