Skip to content

VIDEO/ Shkodra ‘pushtohet’ nga makinat, ardhja e emigrantëve shkakton trafik si rrallëherë në rrugët e qytetit

Ditët e fundit, festat e fundvitit, kanë krijuar një trafik të rënduar në rrugët e qytetit të Shkodrës. Kështu, rrugët kryesore të qytetit përballen me radhë të gjata të automjeteve, si shkak i trafikut të krijuar.

Edhe pse punonjësit e policisë rrugore ndodhen në terren, situata vijon të jetë problematike gjatë gjithë ditës në qytetin verior. Në krijimin e kësaj situate ndikojnë edhe parkimet dyshe të automjeteve, duke e bërë më të vështirë qarkullimin.

Një ndikim ka dhënë edhe ardhja e emigrantëve, duke shtuar fluksin e lëvizjeve në rrugët e qytetit të Shkodrës. Kështu, i vetmi mjet me të cilin qytetarët shkodranë mund të lëvizin më shpejt në këto ditë të fundvitit është ai me të cilin ‘identifikohen’, biçikleta.

/faxweb