Drejtuesi politik i PD në Gjirokastër Tritan Shehu, duket se është “tërbuar” pasi ish ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro, publikoi në facebook e saj, një video me pamje nga gjimnazi i rindërtuar “Sami Frasheri” ne Përmet.

“Miremengjes nga Permeti i arsimit, kultures, e mendjeve te ndritura

Gezuar 7 marsin te gjithe mesuesve me keto pamje nga gjimnazi “Sami Frasheri” ne Permet qe eshte nje shkolle dinjitoze.

per mesuesit e shkelqyer qe perhapin dijen aty,

per nxenesit qe te marrin gjak ne vetull,

per prinderit qe i kane femijet ne duar e ne mjedise bashkekohore

Nuk ka investim me te rendesishem se sa investimi ne arsim, sepse eshte investim per te ardhmen

Prandaj arsmi bashke me shendetsine do te jene prioritete te mandatit tone te trete”- shkruan Kumbaro pasi poston videon nga shkolla.

Por për Tritan Shehu që shikon me “syze politike”, situata e arsimit në Përmet nuk është në nilvelin e duhur dhe vetëm kur të vij PD në pushtet do të përmirësohet.

“Sot nga Permeti i dijeve e aresimit desheroj te perkulem me respekt te thelle perpara te gjithe figurave historike ne piedestal te shkolles, shkronjave, librave, poezive etj te Qarkut te Gjirokastres, qe ne historine tone jane kaq te shumte ne numer e kontribute madhore nga keto treva me  “rrenje” mbi kulturen e vlerat.

Desheroj gjithashtu tu dergoj urimet me te mira arsimtareve, misionareve te aresimit ne aktivitet apo pension te Permetit, Kelcyres, Tepelenes, Memaliajt, Gjirokastres, Libohoves e Dropullit ne kete dite lapidar per Shkollen tone, duke i siguruar per dinjitet e mireqenie tashme te munguar, ne nje te ardhme te shpejte.

Dhe ketu dua te perfshi dhe ata arsimtare, qe per aresye aspak demokratike, diskriminuese, jane lene sot jashte pjeses aktive ne funksion te shkolles, duke u garantuar qe shume shpejt do t’i rikthehen klasave e nxenesve ne permbushje te misionit te tyre fisnik.

Nje urim e pershendetje te vecante kam per Stafin universitar te Universitetit “Eqrem Cabej”, kolegeve te nderuar, per kete vater simbol rezatimi dijesh e studimesh jo vetem per Gjirokastren e Qarkun, por per te gjithe Shqiperine.

Pa asnje dyshim shume shpejt ky Universitet me tradita te vecanta do te marre “shkelqimin” qe i takon e duhet te kete, “shkelqim”, qe vitet e fundit po zbehet”-shkruan Shehu.

(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re