Është rritur sërish numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë, duke shkuar në 1212 persona, me 15 raste të reja në 24 orët e fundit.

Prej tyre, 10 raste janë në Tiranë, dy në Kamëz dhe tre në Shkodër.

Rastet në Kamëz janë konfirmuar nga pjesëmarrësit në një ceremoni mortore.

Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re