Skip to content

VIDEO/ Shkon në 969 numri i të prekurve me koronavirus në vend, sot pesë raste të reja

Ulet sërish numri i personave të identifikuar me koronavirus në vendin tonë. Kështu, përgjatë 24 orëve të fundit, janë identifikuar pesë raste të reja me COVID-19.

Mësohet se tre raste kanë qenë në Durrës, një në Tiranë dhe një në Krujë. Ndërkohë numri në total i të prekurve ka shkuar në 969.

E PLOTË

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 5 raste të reja , shkon në 969 numri i të prekurve
13 të shëruar në 24 orët e fundit. 80% e të prekurve tashmë janë të shëruar

Mirela Cami

Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në vendin tonë.
Edhe pse situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, ka vijuar puna intensive e epidemiologëve në terren, për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin aktiv të tyre, si në zonat e kuqe por edhe në ato të gjelbërta.

Ndërkohë mjekët e familjes po monitorojnë në vazhdimësi rastet aktive me Covid19 që kanë simptoma të lehta ose janë asimptomatikë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 204 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 5 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 3 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 13 qytetarë.

Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 14 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 969 qytetarë. Prej tyre, rreth 80% janë të shëruar.

Aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13,500 testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat, te ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

COVID-19 – Statistika (21 Maj 2020)

Testime totale 13825

Testime molekulare 12759

Testime serologjike 1066

Raste pozitive 969

Raste të shëruara 771

Raste Aktive 167

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 55
Durrës 47
Krujë 31
Shkodër 10
Berat 10
Kamëz 9
Fier 2
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1.