Skip to content

Lajmi i fundit/ Shkrumbohet në autostradë furgoni i linjës Berat-Tiranë (video)

 

Furgoni i linjës Berat-Lushnjë është pushtuar nga flakët gjatë kohës që ishte duke transportuar pasagjerët për në kryeqytet.

Shoferi pasi ka ndjerë se diçka nuk shkonte me automjetin e tij, ka zgjedhur xhepin më të afërt për të qëndruar.

Pasagjerët kanë zbritur me shpejtësi, ndërkohë furgoni nuk i ka shpëtuar dot zjarrit i cili shkrumboi gjithçka brenda pak minutave.