Digjet nga zjarri Kodra e Shikajve ne fshatin Shikaj të Kukësit.
Sipas banorëve një zjarr që dyshohet se ra nga përplasja e telave elektrikë nga era e fortë mes një livadhi të thatë ka bërë që të marrë flakë bari dhe duke kaluar në pyll.
Po sipas banorëve janë djegur rreth 3.5 ha livadhe dhe 2.5 ha pyll i fshatit.
Zjarri si pasojë e erës së fortë ka rrezikuar dy banesa të banorëve të fshatit Shikaj, por pa depërtuar ne to.
Sipas banorëve zjarri i ka rrethuar dy banesat duke iu djegur bazën ushqimore të bagëtive, vreshtat, pemët frutore etj.
Për shuarjen e zjarreve ka shkuar ekipi zjarrfikës i Bashkisë Kukës që po ndihmohen edhe nga banorët e fshatit. Aktualisht situata është nën kontroll.
…
/faxweb
