Ka një situatë më të qetë sa i përket radhëve në pikën Kufitare të Kakavijës.
Janë rreth 1 km radhë automjetesh që presin për të kaluar në territorin grek deri në afatin e përcaktuar, që është orë 22:00.
Gazetarja e Fax News, Ervina Shehaj raporton nga Kakavija se deri më tani nga mbrëmja e kaluar kanë kaluar në total 2781 qytetarë dhe 1167 automjete.
Ndërkohë, lehtësirat kanë ardhur pas shtimit të kapaciteteve doganore nga pala greke, por edhe frenimi i qytetarëve ti drejtohen pikës kufitare nëse nuk disponojnë certifikatë që provojnë se janë negativ me Covid-19.
Nga ana tjetër, janë ngritur në disa pika postoblloqe policie që ndalojnë qytetarët dhe i këshillojnë për masat e reja që janë në fuqi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
/faxweb
