Skip to content

VIDEO/ Shoferi drejton makinën me shpejtësi dhe përfundon mbi trotuar, përplas nënën dhe foshnjën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli pasditen e së shtunës, kur nëna së bashku me foshnjën e saj u përplasën nga një makinë teksa ecnin në trotuar.

Sipas mediave britanike që publikuan videon e ngjarjes, gruaja ishte duke ecur dhe duke shtyrë karrocën me foshnjën në trotuarin e rrugës Warwick, Solihull rreth orës 16:00, kur papritmas pa një makinë që po vinte drejt saj.

A car was being driven along Warwick Road in Olton when it mounted a pavement at speed and flipped over in front of a mum and her child.

Incredibly, neither were injured and the driver escaped with cuts and bruises.

Read similar 🔗 https://t.co/mKSCDtWMTg pic.twitter.com/aXGwlCcD3W

— Sky News (@SkyNews) December 19, 2023

Pamjet tregojnë Peugeot-in duke ecur me shpejtësi në trotuar drejt gruas në karrocë.

Më pas përplaset në një shtyllë dhe rrokulliset pikërisht përpara gruas dhe foshnjës së saj.

Fatmirësisht nëna dhe foshnja nuk u lëndian.

Siç raporton BBC, drejtuesi i mjetit ka pësuar vetëm lëndime të lehta dhe po hetohet nga autoritetet lokale për rrethanat e aksidentit./