Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur në Rusi këtë të hënë. Një person, ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në një prej godinave të Universitetit Shtetëror të Perm, në Siberi, duke shkaktuar të paktën 5 viktima.
Lajmin e konfirmon Agjencia Ruse e Lajmeve TASS, bazuar në burime të forcave të rendit. Sipas burimit numri i viktimave është i lartë dhe po ashtu i personave që janë plagosur.
Disa studentë janë mbyllur nëpër salla, disa të tjerë janë hedhur nga dritaret për të shpëtuar, raportojnë mediat ruse.
Ndërkohë, në rrjetet sociale është përhapur një video e një personi të maskuar, veshur me të zeza, me një pushkë në dorë, i cili hyn në oborrin e universitetit. Ndërsa në pamje të tjera të shpërndara online, shihen disa studentë që hidhen nga dritaret e godinës, për të shpëtuar.
#BREAKING: Shooting reported at Russian university, harrowing footage shows students jumping out of windows to escape gunman
More: https://t.co/gV0sv3xUdE pic.twitter.com/bZYNG177yM
— RT (@RT_com) September 20, 2021
BREAKING NEWS
Minutes ago:
Perm State University.
Unknown figure with weapon.
As single individual, assuming an intruder/hostile(s)Police marksmen/specialists do not yet appear to be on the scene. pic.twitter.com/7cnbgU4V8e
— Patrick Emek (@14wombat1) September 20, 2021
…
/faxweb
