Kreu i Parlamentit Gramoz Ruçi bëri një lapsus frojdian gjatë interpelancës së sotme mes deputetit Lefter Maliqi dhe ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Ndërkohë që i përfundoi koha e fjalës, Ruçi iu drejtua Maliqit me fjalën ” shoku, shoku Maliqi, mbaroi koha” në vend të “Zoti Maliqi”.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=pi4kKi06FLU?feature=oembed&w=500&h=281]

Lefter Maliqi ka thirrur ministren Gjonaj në interpelancë mbi situatën problematike në burgje sipas tij, gjë e cila kulmoi me nxjerrjen xhiro të Dritan Dajtit në Bllok duke sjellë shkarkime masive në burgje

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re