Pesë persona humbën jetën kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua në shtetin qendror të Meksikës Aguascalientes.

Momenti i rrëzimit të helikopterit është kapur nga kamerat e sigurisë. Në videon e transmetuar nga mediat meksikane, helikopteri shihet duke rënë jashtë kontrollit dhe duke u rrëzuar në tokë. Asnjë nga pesë personat në bordin e helikopterit fatal nuk mbijetoi.

Mes viktimave është edhe një zyrtar i lartë i pushtetit vendor.

Edhe pse hetimet për shkakun e aksidentit janë duke vazhduar, guvernatori Teresa Jimenez Esquivel tha në një konferencë për shtyp se nuk ka të dhëna për aktivitet kriminal.