Policia Rrugore e kryeqytetit njofton se përsëri janë evidentuar shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë.

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm në segmentin rrugor Sauk-Teg u evidentuan 9 raste me shpejtësi nga 70 km/h deri 90 km/h mbi normën e lejuar (90 km/h norma e lejuar ), të cilëve ju tërhoq Leja e Drejtimit dhe do dalin në komision.

Policia u bën apel drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë

Tiranë

158 km/h- 174 km/h në segmentin Sauk-Teg.

Guxim që vret jetên.

Policia Rrugore në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve vijon kontrollet me Radar në akset dhe segmentet rrugore ku shpesh abuzohet me shpejtësinë e në disa raste bëjnë edhe gara shpejtësie.

Pavarësisht kontrolleve të shtuara nga Policia Rrugore e kryeqytetit përsëri janë evidentuar shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë.

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm në segmentin rrugor Sauk-Teg u evidentuan 9 raste me shpejtësi nga 70 km/h deri 90 km/h mbi normën e lejuar (90 km/h norma e lejuar ), të cilëve ju tërhoq Leja e Drejtimit dhe do dalin në OASh.

Shpejtësisë se të rrezikon jetën.

Respekto rregullat e qarkullimit për të shkuar i sigurt në destinacion.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re