Policia Rrugore ka vijuar kontrollet me radarë në rrugën interurbane Tiranë- Durrës me qëllim rritjen e sigurisë rrugore. Gjatë kontrolleve, Policia ka ndaluar një shofer, i cili po qarkullonte me 191 km/h.

Për rreth pesë orë patrullë, Policia ka konstatuar 20 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara që varionte nga 141 km/h deri në 191 km/h dhe të gjithë drejtuesit e mjeteve u dërguan në Organin Administrativ Shtetëror.

“Shpejtësi pa asnjë urgjencë, pa asnjë shkak, shpejtësi që vret jetën, cenon rëndë sigurinë rrugore të përdoruesve të tjerë të rrugës, shpejtësi që në shumë raste fatkeqe patenta është dërguar pa të zotin pranë familjes.

Radari dhe polici rrugor në këto raste,”-shkruhet ndër të tjera në postimin e Policisë së Shtetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re