Një shpërthim bombule ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan.

Bombula e gazit ishte vendosur në ballkon. Kanë qenë efektivët e shqiponja qe kane degjuar shperthimin dhe menjehere kane nderhyre duke shuar zjarrin me mjete rrethanore.

Me mberitjen e zjarrfikesve situata eshte normalizuar duke fikur totalisht zjarrin.

NJOFTIMI

Elbasan

Rreth orës 14:40, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, gjatë patrullimit në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, kanë konstatuar zjarr në katin e dytë të një banese.

Punonjësit e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit, që dyshohet se është shkaktuar për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombol.

Gjithashtu i kanë dhënë ndihmën e parë dy të moshuarve që ishin në banesë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re