Një banesë në të cilën momentalisht nuk jetonte njeri, është përfshirë nga flakët këtë të diel në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji” të qytetit.
Mësohet se në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë shërbimi zjarrfikës, që ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale, ndërkohë që banesa ka qenë relativisht e vjetër.
Paraprakisht thuhet se shkak për zjarrin ka qenë një qark i shkurtër elektrik.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb