Pamjet e publikuara në mediat ndërkombëtare tregojnë momentin kur një shpërthim gazi shemb një ndërtesë në Uashington. Zjarrfikësit që janë thirrur në vendngjarje nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për të parandaluar shpërthimi.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk pati të lënduar pasi zona përreth ndërtesës ku kishte rrjedhje gazi u evakuua shumë shpejt.

“Gazi ishte shumë i dukshëm. Mund ta dëgjoje rrjedhjen, por edhe ta nuhasësh nga rruga”, u tha një zyrtar gazetarëve. 

Shpërthimi shkaktoi dëme në tre ndërtesa. Mediat lokale raportojnë se një burrë ka pësuar lëndime të lehta pasi është goditur nga sendet e shpërndara nga ndërtesa në momentin e shpërthimit dhe është dërguar në spital.

Shkaku i derdhjes është ende nën hetim, por shefi i zjarrfikësve John Donnelly tha se ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një makinë që goditi matësin e gazit.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re