Skip to content

VIDEO / Shpërthim i fuqishëm në një pallat shumëkatësh në Paris

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e sotme në një pallat shumëkatësh në lagjen e 13-të të Parisit.

Sipas policisë, ngjarja i atribuohet shpërthimit të tubacioneve të gazit në çatinë e një pallati gjashtëkatësh. Aktualisht nuk ka raportime për të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të forta zjarrfikëse, ndërsa për arsye sigurie janë pezulluar përkohësisht shërbimet e tramvajit dhe metrosë në zonën e Port d’Ivri.

https://twitter.com/i/status/1836093928216404166