Rusia ka evakuuar më shumë se 2,000 njerëz nga fshatrat e afërta pasi një zjarr i madh shpërtheu në një depo municionesh në rajonin Ryazan në jug-lindje të Moskës, thanë zyrtarët.

Sipas mediave të huaja, më shumë se 400 zjarrfikës po luftonin në mbrëmjen e së mërkurës për të shuar flakët që shpërthyen në depo, ndërkohë që pesë persona u plagosën por nuk pati të vdekur.

Zjarri u shkaktua pasi një barë i thatë ishtë përfshirë nga flakët aty pranë, tha ministria e emergjencave, duke shkaktuar më pas dhe shpërthimin e municioneve.

Si pasojë, flakët dhe retë e mëdha të tymit u ngritën në qiell mbi depon, e cila thuhet se përmbante 75,000 ton municione.

Një komitet hetimor tha se kishte hapur një hetim penal për shkelje të mundshme të rregullave për trajtimin e armëve.

Ministria e urgjencës tha se evakuoi më shumë se 2,300 banorë që jetonin brenda një rreze prej pesë kilometrash nga zjarri dhe autostradat aty pranë ishin të mbyllura.

Aksidente të tilla janë relativisht të zakonshme në Rusi për shkak të sasive të mëdha të municioneve të vjetra që mbeten në depo.

https://youtu.be/mS9ityMQaE4

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re