Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm (25 mars) në lagjen “Tom Kola”, ndëesa mësohet se banesa është në pronësi të 62-vjeçares Frida Sala.

Për fat të mirë nga shpërthimi nga persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Pamjet tregojnë se është shkatërruar dera kryesore e banesës.

“Rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetases F. S., 62 vjeçe, është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë   të cilat vijojnë kontrollin në zonë”, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor  po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re