Një shpërthim  i madh vullkanik ka ndodhur javën e kaluar në ishullin Niijima, që ndodhet 150 km  në jug të kryeqytetit japonez Tokio.

 

Momenti i shpërthimit u kap nga roja bregdetare e Japonisë, e cila ndau pamjet e shpërthimit të martën.

 

Agjencia tha se shpërthimi kishte arritur një lartësi prej rreth 200 m lart në qiell duke shkaktuar tronditje të madhe, siç shihet edhe nga pamjet. Ishulli vullkanik u formua dhjetë vjet më parë. Emri i tij përkthehet si “ishull i ri”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re