Një ekran i madh ra dhe plagosi dy kërcimtarë para spektatorëve të tmerruar në një koncert të grupit Mirror në Hong Kong.

Ekrani fillimisht ra mbi njërin prej tyre përpara se të rrëzohej mbi të tjerët. Koncerti u ndërpre menjëherë dhe menaxheri i grupit i kërkoi publikut të largohej i qetë nga arena. Policia e Hong Kongut konfirmoi për mediat se dy kërcimtarë u shtruan në spital.

Një spital lokal tha se një interpretues pësoi lëndime në qafë dhe është në gjendje kritike në kujdesin intensiv, ndërsa tjetri është në gjendje të qëndrueshme. Identiteti i kërcimtarëve të plagosur nuk është bërë i ditur, shkruan BBC.

“Jam i tronditur nga incidenti,” tha menaxheri i qytetit John Lee, duke shtuar se ai shpresonte që kërcimtari të shërohej së shpejti.

Shefi ekzekutiv i Hong Kongut urdhëroi agjencitë e qytetit të “hetojnë tërësisht incidentin”.

Grupi Mirror është jashtëzakonisht i popullarizuar në qytet dhe shpesh thuhet se po rikthen në jetë muzikën lokale të Hong Kongut. Grupi u themelua në vitin 2018 dhe që atëherë ka përjetuar sukses të madh me audiencën në të gjithë Azinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re