Skip to content

Video shqetësuese nga Kievi: kjo është pashpirtësia ruse

Pamjet e tankeve ruse që hyjnë në lagjen Obolon janë postuar në rrjetet sociale, ku prej tyre një video është jashtëzakonisht shqetësuese.

Konkretisht, një person nga banesa e tij ka filmuar një automjet të blinduar rus duke sulmuar me qëllim një makinë.

Është interesante se personi që drejtonte makinën në fjalë i mbijetoi këtij incidenti.

Është ky një tregues që rusët kanë një lloj egërsie në këtë pushtim, pasi është fjala për sulm ndaj një civili.