Skip to content

VIDEO/ “Shqipëria dhe SHBA ecin përpara së bashku”, Yuri Kim mesazh nga ambasada

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përcjellë një mesazh në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Duke prezantuar logon e re, ajo nënvizon se bashkërisht po vazhdojmë të ecim përpara.

️”Së bashku, festojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në 2022. Ndiqni Ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim ndërsa prezanton logon e re që do të përdorim përgjatë gjithë vitit për këtë gur kilometrik të rëndësishëm, dhe konceptin pas saj. Edhe 100 vjet të tjera ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara ecin përpara së bashku!”
, shkruhet krahas videos së përcjellë nga ambasadorja Yuri Kim.