Skip to content

VIDEO/ “Shqipëria ka Zot”! Rama-PD-së: Hienat nuk do të na ndalin dot dhe as do ta çorodisin dot popullin

Rama maske

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një videoje të publikuar nga Partia Demokratik, ku tregohet mjerimi i të dy moshuarve.

Sipas Ramës, ndryshe nga çfarë pretendohet, çifti sot jetojnë në një shtëpi të re, ku qiraja paguhet nga Bashkia e Kolonjës.

“Hienat nuk do të na ndalin dot dhe as do ta çorodisin dot Popullin, Shqipëria ka Zot!” thuhet ndër të tjera në postimin e kryeministrit në Facebook.

Reagimi i Ramës

Ja si qëndron e vërteta, pas shfaqjes së radhës me aktorë kryesorë ish deputetë të partisë demokratike: Banori që po takon zoti Spaho, quhet Petraq Dhespollari. Ndonëse ai dhe bashkëshortja e tij, shtëpinë që po i tregojnë zotit Spaho, e dëmtuar sot nga tërmeti, nuk e kishin të tyren, por e kishin zaptuar pa të drejtë, pas largimit të pronarit të ligjshëm të saj në emigracion, menjëherë pas tërmetit, për këtë çift është gjetur një alternativë e re jetese nga autoritetet shtetërore.

Faktet tregojnë se zoti Spaho gënjen kur thotë që çifti vazhdon të jetojë në rrënojat e një tërmeti duke rrezikuar jetën sepse prej vitit 2019, ata banojnë në një shtëpi të re, qeraja e së cilës u paguhet nga Bashkia Kolonjë. Përmes këtij vendimi të datës 23 shtator 2019, këshilli bashkiak kolonjë ka miratuar bounsin e qirasë në masën 100 % për disa familje të dëmtuara nga tërmeti në fshatin Qafëzez, mes të cilave edhe ajo e Petraq Dhespollarit.

Më pas është lidhur dhe kontrata e qerasë midis pronarit të shtëpisë së re dhe zotit Dhespollari në datë 19 dhjetor të vitit 2019 përpara noteres. Sikurse tregon edhe kjo faturë e bonusit të qerasë, zoti Dhespollari dhe bashkëshortja e tij kanë vijuar të marrin dhe do të marrin bonusin e qerasë pa afat, deri në sigurimin e një banese të re nga programet sociale të strehimit, pasi ata vetë nuk zotërojnë ligjërisht asnjë banesë.

Por ndërkohë që çifti i të moshuarve ka mundësinë ta kalojë dimrin në një banesë me kushte normale, partia demokratike vijon me politikën e vjetër të përdorimit si mish për top, të njerëzve të zakonshëm, me shpresën se vetëm kështu, duke prodhuar dramë e fatkeqësi me çdo kusht, do të mund të rrëmbejë në këto zgjedhje, ndonjë grusht votash!