Shqipëria ka shtrënguar masat kundër koronavirusit këtë të enjte, për shkak të shifrave rekord të rasteve të reja në ditët e fundit.

Prej disa ditësh tashmë, vendi po raporton mbi 1000 raste të reja në 24 orë, si dhe një numër vdekjesh që sillet rreth 15-tës.

Situata në spitalet Covid paraqitet provblematike duke qenë se 492 nga 55 shtretër që kanë këto spitale janë të zëna.

Sot në orën 20:00 kanë hyrë në fuqi rregullat e reja të cilat ndalojnë lëvizjet nga kjo orë deri në orën 06:00, përvecc rasteve kur qytetarët janë të pajisur me leje për lëvizje në këtë orar.

Berat. Ora 20.00 e mbrëmjes së sotme i ka gjetur rrugët e qytetit të Beratit totalisht të boshatisura dhe baret e restorantet të mbyllura,ndërkohë që të gjitha rrugët e qytetit janë blinduar nga forca të shumta policie. Ashtu siç edhe u vendos nga Ministria e Shëndetësisë për ndryshimin e orarit të karantinës,baret dhe restorantet në Berat shpejtuan të mbyllin qepenat disa minuta përpara orës 20.00 për të respektuar masat e vendosura,si e vetmja mënyrë për të minimizuar përhapjen e Covid-19.

Edhe rrugët e qytetit filluan të boshatiseshin që prej orës 19.:55,ndëkohë që vijojnë të jenë të hapura në qytet vetëm sherbimet “delivery”. Në rrugët e qytetit shihen kudo forca të shumta policore,që janë duke patrrulluar në çdo aks rrugor për të kontrolluar respektimin e karantinës, ndërkohë që të shumtë janë edhe efektivët civilë që po patrrullojnë çdo lagje të Beratit.

Përveç efektivëve të policisë,në rrugë qarkullojnë vetëm punonjësit e shërbimeve spitalore dhe autoambulancat. Siç edhe duket nga pamjet filmike beratasit e kanë respektuar “karantinën” dhe i janë drejtuar me shpejtësi banesave të tyre,duke rikthyer “heshtjen” dhe “qetësinë” në çdo rrugë të qytetit.

Elbasan. Baret restorantet nisen te mbyllen qe prej 19.30. Ndersa mjetet e kembesoret qarkullonin. Efektivet e ‘Shqiponja’ dhe rendit u ndan ne nyjet kyce te qytetit si rrethrrotullimi luleve, 1 maji, stadiumi, shatrivane. Benin ndalimin e mjeteve dhe u kerkonin te zbatonin orarin e kufizimit.

Fier. Qe  prej ores 20:00 e gjithe Shqiperia eshte futur ne nje karantine te  pjesshme.

Duke filluar qe nga kjo e enjte 11.02.2021 ,nga ora 20:00 deri ne  06:00 te mengjesit. Pasi akrepat e ores kane shkuar ne 20:00. Vihet ne zbatim ora policore edhe ne Fier. Ne rruget e qytetit, nuk ka pasur me levizje te automjeteve dhe kalimtareve .

Ne rruge levizin vetem automjetet e policise te cilet para se te shkonte ora 20:00 kane paralajmeruar me sirena alarmi kalimtaret dhe automjetet per te zbatuar oren e izolimit ne banesa.Nga ana tjeter shume uniforma blu dhe patrulla policie qarkullojne ne rruget  kryesore te qytetit si dhe ne kryqëzimet hyrese dhe dalese.

Shkodër. Shkodra respekton oren e re policore. Rruget e qytetit jane bosh e ndersa verehen vetem patrullat e policise.

Ne terren ka zbritur edhe drejtori i policise Niko Brahimaj I cili ka bere apel per respektimin e fashaorarit te vendosur ..

I pyetur per lokalet e nates te cilat jane denoncuar shpesh here per mosbylljen e tyre duke mos respektuar karantinimin drejtori i policise pergjigjet se nuk ka asnje te tille.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re