Skip to content

Shqiptarëve nuk ”iu dhemb” xhepi për çmimin e naftës, asnjë nuk e fik makinën pas thirrjeve për protestë

 

Në rrjetet sociale u hodh dje ideja e një protestë përmes fikjes së makinave, për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimit të karburanteve.

Protesta ishte parashikuar që të mbahej në orën 13:00, ndërkohë që në një vëzhgim që Fax news ka bërë në zonën e ish-doganës, vihet re se asnjë mjet nuk ka ndalur.

Të zënë në hallet e përditshme, duket se qytetarët kanë zgjedhur të mos angazhohen në një kauzë kaq të rëndësishme, saç është ajo për uljen e çmimeve të karburanteve, që rëndon ditë pas dite xhepat e tyre.

Edhe pse në rrjetet sociale, nisma për protestë sa i takon karburanteve duket se gëzon mbështetje të gjerë, kur është fjala për në sheshe apo në rrugë, askush nuk e çon deri në fund angazhimin./faxweb