600 pelikanë janë gjetur të ngordhur në ujërat e liqenit të Prespës.
Iljon Thanasi drejtor i Administratës së zonave të mbrojtura shprehet se ngordhja e pelikanit kaçurel ka ndodhur në anën greke të këtij liqeni aty ku shpendët në këtë sezon preferojnë të folezojnë dhe shkak është bërë gripi i shpendëve.
Menjëherë kanë filluar vëzhgimet edhe në bregun e Prespës të zonës shqiptare dhe sipas tij nuk është hasur asnjë rast ngordhjeje në ujërat tona në liqenin e Prespës.
Për drejtorin e zonave të mbrojtura ky nuk është rasti i parë i ngordhjeve të pelikanëve pasi ka ndodhur edhe në vitet e mëparshme.
Nga ana tjetër ai ka bërë me dije se nuk ka raste me ngripin e shpendëve tek shpendë të tjerë të ujrave të liqenit të Prespës ashtu edhe në ujërat e liqenit të Ohrit.
“Po është e vërtetë, kemi marrë sinjalizim nga pala greke, janë 600 pelikanë, kemi marrë kontakte me banorët nëse ka në pjesën tonë, nga këto dy javë monitorim nuk është konstatuar asnjë rast.
Nga ana jonë nuk ka pasur pelikan të ngordhur, sepse në këtë përiudhë ndodhen në pjesën greke, atje ka ndodhur kjo fatkeqësi. Nuk ka asnjë rast të gripit nga ana shqiptare. Edhe për Ohrin nuk kemi asnjë sinjalizim.
Ka ndodhur edhe herë të tjera, është një grip shpendësh i zakonshëm, ka pasur edhe vite të tjera në këto përmasa”- u shpreh ai.
Në të gjithë sipërfaqen ujore të Liqenit të Prespës, përfshi këtu anën greke dhe atë maqedonase ndodhen 1200 çifte pelikanësh kaçurel.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb