Policia e Shtetit në një konferencë për mediat ka dhënë detajë për operacionin “Krahët e krimit” në Shijak ku është zbuluar një “shtëpi bari” dhe arsenal armësh.

Mësohet se aktiviteti “lulëzonte” në një banesë katër kateshë në pronësi të dy vellëzerve, ndërsa 2 katet e fundit përshtatur për rritjen e bimëve narkotike.

Në ambientet e godinës janë gjetur dhe sekuestruar 444 lëndë narkotike kanabis dhe 222 llampa elektrike dhe pajsje të tjera.

Lexo edhe: Zbulohet “shtëpi bari” në Shijak, shoqërohen disa persona

Po ashtu pas kontrolleve të imtësishme, në një mur të dyfishtë është gjetur edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik, 1 grantë dore dhe municion.

Dyshohet se armët mund të jenë fshehur nga pjesëtar të grupeve kriminale, ndërsa po ashtu po punohet për indentifikimin e autorëve të vërtetë që mund të qëndrojnë pas këtij aktiviteti.

Gjatë operacionit arrestua shtetasi Fredi Krasniqi, 46 vjeç, ndërsa është shpallkur nër kërkim vëllai i tij Selman Krasniqi, 43 vjeç.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re