Paraditen e sotme një tërmet i fuqishëm ndodhi në Kroaci në afërsi të kryeqytetit Zagreb. Kohëzgjatja e shkurtër e tërmetit bëri që të mos shkaktoheshin dëme kolosale si njerëzore ashtu edhe materiale.

Mediat e huaja raportojnë se për momentin është konfirmuar vetëm një humbje jete, i cili është një fëmijë i mitur që u dëmtua nga një pjesë çatie teksa tentoi të dilte jashtë banesës.

Tërmeti kishte një madhësi prej 6.3 të shkallës Rihter dhe një thellësi prej 10 km me një largësi prej 46 km nga Zagrebi.

Fuqia e tërmetit i tejkaloi kufijtë e Kroacisë duke u ndierë dhe në Itali, Hungari dhe Slloveni.

Menjëherë pas tërmetit, njerëzit në Zagreb vërshuan në rrugë.

“Kam dëgjuar që kopshti gjithashtu u shemb, nuk kishte fëmijë në kopsht, ne nuk e dimë nëse kemi ndonjë të vdekur “, thotë një person tjetër që ndjeu tërmetin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re