Bora e rënë në orët e fundit ka sjellë bllokim në shumë qytete të vendit, ndërkohë që duket se në shumë akse rrugore nuk është hedhur as kripë për shkrirjen e akujve, duke rrezikuar jetën e drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve.

Kjo panoramë paraqitet dhe në Korçë, ku siç mund ta shihni dhe në videon e mëposhtme të siguruar nga Faxweb.al, një ambulancë ka ngecur pak metra larg spitalit, ndërkohë që qytetarët janë bërë bashkë për ta shtyrë atë.

Më e rëndë ishte situata në Durrës-Tiranë, ku gjatë natës si pasojë e daljes së një ambulance nga rruga, humbi jetën një 71 vjeçare e prekur me Covid e cila ishte nisur nga Saranda drejt kryeqytetit.

/faxweb