Deputetja e PS, Blerina Gjylameti është përplasur fizikisht me demokratët tek Komisioni i Shëndetësisë.

Ajo shkoi tek salla ku po zhvillohej mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë, por dera ka qenë e mbyllur dhe jashtë saj qëndronin deputetë demokratë.

Blerina Gjylameti ka shtyrë derën duke u futur me forcë në zyrë!

“Ju lutem mos prek me dorë”, i drejtohet ajo, Isuf Çelës që qëndronte tek dera.

“Si kamikaze! Je dhe grua, nuk bën gruaja kështu”, dëgjohet duke iu drejtuar një demokrate, deputetes së PS.

Ndërkohë në atë moment ka ndërhyrë edhe Grada e Republikës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re