Bora e parë zbardh çatitë në qytetin e Peshkopisë. Kurrë më parë nuk ka ndodhur, që dimri të nisë me 27 janar në këtë qytet.

Dimri i këtij viti ka qenë i pazakontë, pasi deri sot reshjet e borës nuk kishin prekur qytetin e Peshkopisë i cili  është 660 m mbi nivelin e detit.

Gjatë natës ka pasur reshje të dobëta bore të cilat vetëm sa kanë zbardhur çatitë, ndërsa në zonat malore mbi 800 m trashësia shkon deri në 10 cm.

Temperaturat kanë rënë në 0°, por pa shkaktuar probleme. Akset rrugore kombëtare janë të kalueshme pa probleme. Rruga e Arbrit është e kalueshme pasi gjatë natës, është kriposur dhe në gatishmëri janë 3 borëpastruese në baypasin e Qafës së Murrizit.

Aksi Peshkopi – Kukës i kalueshëm, aksi Ura e Çerenecit Librazhd i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë. Rrugët rurale që lidhin qytetet me qendrat e njësive administrative janë të kalueshme. Ka disa fshatra që kanë vështirësi, ku kalimi bëhet i detyrueshëm me zinxhirë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re