Në 24 orët të fundit në vendin tonë pas tetë javësh duket se është shënuar dhe numri më i ulët i rasteve të konfirmuar me koronavirus.

Nga 121 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë katër qytetarë, përkatësisht dy qytetarë në Tiranë, një në Kamëz dhe një në Shkodër.

Tashmë në vendin tonë janë 187 persona aktivë me Covid 19, mes të cilëve vetëm 28 janë të shtruar në spitalet Covid 1 dhe 2.

Në spitale situata nga koronavirusi është e qëndrueshme dhe nga 28 pacientët e shtruar vetëm tre prej tyre janë në terapi intensive dhe fatmirësisht prej dhjetë ditësh nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

Ndërkohë deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar me koronavirus 872 persona mes të cilëve 31 kanë humbur jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re