Skip to content

Video/ Situatë e rrezikshme në Vlorë, merr flakë fusha e grumbullimit të mbetjeve

Është rikthyer situata e zjarrit në fushën e grumbullimit të mbeturinave në Vlorë.

Zjarri ka rënë këtë mëngjes por me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikëses ka qenë e vështirë për t’u fikur.

Për shkak të përmasave të mëdha që ka marrë, zjarri mbetet ende aktiv.

Digjen mbeturinat të cilat janë të rrezikshme për shkak të tymit që përhapet në ajër.

Në të gjithë vendin në dy javët e fundit, edhe pse jemi vetëm në muajin Mars, ka pasur një seri vatrash zjarri që janë përhapur në qytete të ndryshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb