Kreu i PD Lulzim Basha vijon takimet në kryeqytet ku kësaj radhe është ndalur në familjen e Entonit duke diskutuar për problemet dhe hallet e përditshme.

Entoni ka krijuar familjen e re në Tiranë dhe tashmë ka filluar një punë si elektricist ndërsa bashkëshortja e tij është pa punë.

Ai shpreh shqetësimin për vrasjet që po ndodhin teksa thotë se nevojitet ligj i fortë pasi si familjar ndihet i frikësuar. Ndërkohë Basha i thotë se nuk ka ardhur për fushatë apo për zgjedhje por vetëm për t’i dëgjuar për problemet e tyre si qytetarë.

BASHKËBISEDIMI I BASHËS ME FAMILJEN E ENTONIT

Basha: Mirë, si kalon? Si ke qenë? Mirë je? Me familjen je? Kam ardhur’ për të folur me ju.

Qytetari: Kam punuar kryesisht nëpër lokale të mira

Basha: Po ju zonjë?

Qytetarja: Unë pa punë jam

Basha: Pa punë ë.. Keni kohë pa punë?

Qytetarja: Kam

Qytetari: Tani jam futur, mora një zanat. Iu futa kursit të elektrikut, gipsit dhe lyerjes.

Basha: Me thënë të drejtën, s’kam ardhur as për fushatë dhe as për zgjedhje. Kam ardhur vetëm me bashkëbisedim sepse ne politikanët

Qytetari: Hajde ulu taksirat

Basha: Faleminderit. Çfarë pjese të të ardhurave i shpenzoni për ushqim?

Qytetari: Mesatarja mujore shkon tek 500- 600 mijë lekëshi. Shëndetësia që për mua janë primare, që janë minimalja e jetesës shëndetësia, qetësia.

Basha: Rendi, siguria?

Qytetari: Patjetër. Ligj i fortë se tani jemi familjarë. Kur dëgjojmë u vra u bë, të kap dhe frika…

Basha: Kur flasim për ushqimet i plotësoni nevojat minimale?

Qytetari: Minimale them që po.

Basha: Tani një pyetje fare intime. Këtë e keni në dorë të më thoni po ose jo. A mund ti hedh një sy frigoriferit dhe raftit të ushqimeve?

Qytetari: Patjetër

Basha: Kjo është gjendja normale e frigoriferit apo jo?

Qytetari: Është fund muaji. Kështu që…

Basha: Ju kërkoj ndjesë që ju erdha kështu në mes të ditës. Unë do ta marr të gjithë shkallën. Shpresoj të gjej të njëjtën mikpritje edhe te të tjerët, por në çdo rast do të përpiqem t’i dëgjoj

Qytetari: U ndjeva një çik si në siklet se isha rrëmujë

Basha: Shëndet e jetë fëmijëve edhe ju

Qytetari: Ju faleminderit

Basha: Dhe shpresoj për më të mirën. Mirupafshim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re