Skip to content

VIDEO/“Skandal policor! Dhunë e rrëmbim live”, Noka ndan videon nga shoqërimi i kreut të BK, Adriatik Alimadhi: “Horrat” s’kishin as mandat

Cream and Brown Photographic Beauty Site Launch Website 2

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demoratike Flamur Noka, ka ndarë në rrjetet sociale pamje ku shihet kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, i cili merret nga policia e shtetit.

Noka shkruan se ngjarja ka ndodhur në kafenenë e vëllait të zotit Alimadhi, ndërsa pretendon se ai u ka kërkuar arsyen e hyrjes në një ambient privat pa mandat.

“Skandal policor! Dhunë dhe rrëmbim live Personi në video që tërhiqet forcërisht nga Policia e Shtetit është Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar. Z. Alimadhi ndodhej në kafenenë e vëllait të tij kur kërkoi të mësonte nga policia arsyen e hyrjes dhunshëm e kërcënueshëm në një ambient privat, e mbi të gjitha pa mandat. Horrave të rekrutuar nga rruga nuk u pëlqen mirësjellja dhe edukata. Ata njohin vetëm gjuhën e rrugëve si mjet imponimi. Diskretitimi që i bëjnë uniformës së shtetit shqiptar këta banditë rëndon në xhepat e taksapaguesëve. Hiqini kapelet! Nuk meritoni respeskt”, shkruan Noka.

Pamjet e publikuara ne Facebook nga Flamur Noka