Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin pas video skandalin në zyrën e tij ku është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrën e tij.

safet gjici1

Video është xhiruar në ambientet e brendshme të zyrës se kryebashkiakut, ndërsa duket se xhirimi i saj është bërë në orën 16:00, të datës 6 qershor 2023.

Lidhur me ngjarjen ka patur dhe një reagim nga ana e kryebashkiakut i cili në ‘Facebook’ shkruante: Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen”.

Gjici theksoi se ka rënë pre e një kurthi të përgatitur me detaje dhe se me vajzën që shfaqet në pamjet filmike prej disa kohësh ka një marrëdhënie intime.

Por shtoi se “sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarësisht se i rënë në kurth”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re