Skip to content

Video skandaloze e kryegjyqtares së Elbasanit në TikTok, reagon ministrja Gjonaj: Kush e ka turpëruar drejtësinë do përballet me të deri në fund

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj reagoi për videot e Kryetares së Gjykatës së Elbasanit.

Në një postim në Twitter ajo shkruan:

“Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej Dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.

Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje.

Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda!

#ReformaNukDoNdalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund!”, nënvizon Gjonaj.