Disa qytetarë në një prej furrave të bukës në qytetin e Pogradecit janë përfshirë në një sherr të madh, teksa prisnin në radhë të blinin dhe ora po shkonte 13:00.

Dy klientë të kësaj furre, për arsye që nuk dihen ende, dëgjohen teksa bërtasin dhe njerëz të cilët mundohen ti ndajnë.

Mesa duket masat e reja të qeverisë për të qëndruar brenda, duke nisur që sot prej orës 13:00 e deri në orën 05:00 të mëngjesit të së hënës kanë bërë që njerëzit të vërshojnë në markete dhe furra për të marrë gjithçka është e nevojshme!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re