Një tjetër rast vjedhjeje ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Siç shihet dhe në videon e dërguar nga një qytetar, një automjeti të parkuar në parkingun e një pallati në zonën e Ali Demit ka rënë pre e grabitjes.

Autorët e vjedhjes janë dy të rinj me kapuça në kokë, të cilët hyjnë brenda në parking dhe nisin nga “puna”. Pasi e përfundojnë vjedhjen, ata largohen qetësisht nga parkingu.

Qytetari thotë se dy të rinjtë i kanë vjedhur stemën dhe sensorin e makinës së tij.

“Në pak ditë, janë vjedhur katër makina dhe tetë biçikleta”, qytetari publikon pamjet: Skifterët e Ali Demit në aksion! on Vidnews.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re