Skip to content

VIDEO/ Skuadra harron lojtarin në dhomat e zhveshjes, shihni si i vrapon nga pas autobuzit

HA

 

Një episod i veçantë është regjistruar pas ndeshjes mes Klinseni dhe Kluzh në Rumani. Kluzh triumfoi në transfertë me rezultatin 0-1, por pas ndeshjes, harroi të merrte me vete një prej lojtarëve të ekipit.

Bëhet fjalë për mesfushorin Ovidiu Hoban, i cili pas ndeshjes është filmuar nga kalimtarë të rastit, teksa ndiqte me vrap autobusin e skuadrës, që gjithsesi nuk qëndroi.

Në këtë situatë, lojtari u detyrua të marrë nja makinë që ndodhej aty, për të shkuar në shtëpi. Një episod i veçantë dhe i pabesueshme njëkohësisht, që menjëherë ka nisur të bëjë xhiron në internet.