Një prej qytetarëve që ndezën qirinj para ministrisë së Brendshme në Kujtim të Klodian Rashës, të riut që u vra nga policia Nevaldo Hajderaj pasi kishte thyer orën policore:
Sot jetojmë me fenomenin Klodian Rasha sepse edhe sot pas një viti që prej vrasjes së tij, ende na vijnë fletë-thirje nga gjykata jo vetëm për mua por edhe për 326 të rinj të cilët u proceduan dhe u dhunuan u morën peng nga policia e shtetit. Por mendoj se veprimi i policit Nevaldo Hajdëraj ishte një shpërthim i cili nuk ndodhte vetëm tek ai por edhe tek policë të tjerë të cilët në mënyrë militanteske ishin punësuar në strukturat e policisë së shtetit. Mos të harrojmë se edhe ata policë të rinj të cilët janë punësuar janë më së shumti kordinatorë fushatash sesa persona të trajnuar për atë detyrë.
…
/faxweb
