Lideri i opozitës Lulzim Basha ka zgjedhur pikërisht Elbasanin, një prej qyteteve që ka përfaqësuar në parlamentin shqiptar si deputet për t’i uruar suksese maturantëve në provimin e gjuhës së huaj.

Basha tha se sfida e tyre sot është që të dalin sa më mirë në provim, ndërsa sfida e politikës është të ofrojë një të ardhme sa më të sigurt për ta.

“Në këtë qytet në të cilin kam pasur nderim ti përfaqësoj për disa vite në parlamentin.
Është një qytete me vlera dhe me një vend të veçantë në arsimin shqiptar që ka dhënë kaq shumë për arsimin.

Është vendi më i mirë për t’i uruat maturantëve sukses.

Sfida juaj është të dilni sa më mirë, sfida jonë është t’ju japim një të ardhme sa më të sigurte,”-u shpreh Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re