Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje të reja nga kantieri e ndërtimit të spitalit rajonal të Fieri që është financuar nga qeveria e Turqisë.
Në videon që poston në faqen e tij të facebook Rama nuk lë pa thumbuar dhe ata që kundërshtuan këtë projekt duke e quajtur spitalin, si “stallë”.
“Ja edhe hyrja e “stallës”, që u verboi sytë dhe u shthuri gojën komentatorëve të zjarrtë demokratikas këtu…
Mos u mërzisni miq demokratikas, Shqipëria nuk ndalet dhe as kjo shumicë popullore që punon pa pushim, nuk do të ndalet; më e mira do bëhet edhe për ju demokratikasit, për familjet tuaja, për vendbanimin tuaj.
Dhe Shqipërinë e të gjithë fëmijëve tanë do ta bëjmë ne, me durim të madh e me shumë punë, jo me gjumë e me shumë llafe nëpër gjumë.
*Spitali Rajonal Memorial, Fier”- shkruan Ram teksa poston videon.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/198703485062308/?__tn__=%2CO-R