Skip to content

VIDEO/ Stafi izraelit i nxjerr Bashës përpara një të re: Jam një ish-socialiste e zhgënjyer, më mirë të vdesim nga virusi sesa të na shkelë Rama

Stafi izraelit që po merret me PR e Lulzim Bashës sot ka menduar të inskenojë një situatë për të krijuar idenë se socilistët kanë gjetur shpresën te Lulzim Basha.

Një vajzë i ka dalë në mënyrë të beftë Bashës dhe duke brohoritur i ka thënë se është një ish-socialiste e zhgënjyer.

“Jam ish-socialiste e zhgënjyer. Këta janë plehra, mashtrues. Më mirë mblidhemi dhe vdesim nga virusi se të na shkelë me këmbë Rama”, i tha ndër të tjera ajo Bashës.

Kryetari i PD-së gjithashtu e ka vënë re grumbullimin e madh dhe të jashtëlighshëm të qytetarëve, por e ka kaluar duke thënë “super pritje, s’kemi ça bëjmë”.