Studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan kanë rinisur protestat. Ata kanë bojkotuar mësimin sot duke mbajtur një banderolë të madhe në duar, mbi të cilën shkruhet: “Ngrihu o popull se po na shtypin”.

Ata ndërkohë që qëndrojnë në shkallë, këndojnë himnin e flamurit. Studentët shprehen se do të vazhdojnë të protestojnë, pasi zgjidhja që u ka ofruar kryeministri Edi Rama për uljen e tarifave, nuk vlen njëlloj edhe për studentët e masterit.

Ndërkohë edhe në kryeqytet kanë nisur protestat e studentëve, që vazhdojnë të ngujuar nëpër auditore prej disa ditësh. Ndërsa dhe studentë të Universitetit të Shkodrës kanë paralajmëruar të protestojnë sot.

studentet elbasan

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re